Ka përfunduar numërimi thuajse në të gjitha komunat e Kosovës që zhvilluan këtë të dielë raundin e dytë të zgjedhjeve. Nga 21 komuna ku u mbajtën balotazhet në 10 prej tyre ka fituar Lista serbe, ndërkohë që PDK dominon nga partitë shqiptare me 9 komuna të fituara ndjekur nga LDK me 7 komuna, AAK në 5 dhe Lëvizja Vetvendosje është fituese vetëm në 4 komuna, nga 12 ku ishte në balotazh.
Ndarja e komunave
Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;
PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj
LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan
AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.
VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.
Nisma (1): Malishevë.
Xhafer Gashi: Obiliq