Një aksident ku janë përfshirë 6 automjete ka ndodhur në Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.
“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.