Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Osmani: Vaksinat kundër COVID-19, pas prillit

2020/12/29 at 11:35 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Osmani: Vaksinat kundër COVID-19, pas prillit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se qeveria nuk duhet të arsyetohet për vonesat që janë krijuar sa i përket furnizimit me vaksinat kundër koronavirusit.


Osmani tha se pret që përveç nga vaksinat e programit COVAX, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra, Kosova të sigurojë vaksina edhe nga disa shtete të Bashkimit Evropian.

“Mendoj që kemi vonesa të cilat nuk do të duhej të arsyetoheshin. Shtetet e tjera të rajonit janë para nesh, prandaj ne duhet të kërkojmë dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga qeveria se pse ne nuk jemi të përgatitur dhe pritet që, sipas të gjitha gjasave, vaksinat të vijnë diku tek pas prillit”, tha Osmani për gazetarët, pas vizitës që i bëri Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Por, kjo nuk do të thotë se tash nuk janë duke u bërë edhe përpjekje të tjera maksimale në mënyrë që të marrim ndihmën e disa shteteve të Bashkimit Evropian, sidomos nga disa që kanë porositur më shumë vaksina sesa e kanë numrin e popullatës”, theksoi Osmani, duke shtuar se vaksinat nga shtetet e BE-së mund të arrijnë në Kosovë më herët sesa muaji prill i vitit 2021.

Ndërkaq, e pyetur për hyrjen e vaksinave kundër koronavirusit nga Serbia në komunat në veri të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Osmani tha se kjo është shkelje e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja.

“Kjo jo vetëm që është shkelje flagrante e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të dialogut dhe dëshmon se Serbia në atë proces është ushtruese dhe kurrë zbatuese e premtimeve që i jep. Por, në anën tjetër tregon edhe një mungesë përgatitjeje nga ana e institucioneve tona, në mënyrë që të gjithë qytetarët, në çdo cep të Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit, të njoftohen se kur duhet t’i presin ata vaksinat nga institucionet shëndetësore të Kosovës”, tha Osmani.

Më 25 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se në komunat në veri të Kosovës janë dërguar vaksina të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Organet e drejtësisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur hetimet për të parë se si kanë hyrë këto doza të vaksinës në Kosovë, pasi më 26 dhjetor, Qeveria e Kosovës tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për hyrjen e vaksinave në territorin e Kosovës.

Osmani, e cila njëherësh është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se Serbia me dërgimin e këtyre vaksinave, po mundohet ta destabilizojë Kosovën.

“Ata kur e përdorin këtë si argument kinse për mbrojtjen e qytetarëve, në fakt po e shfrytëzojnë për destabilizim të situatës së sigurisë dhe destabilizim politik, i cili pastaj mund të ketë pasoja më të mëdha”, tha ajo.

Osmani falënderojë të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit dhe tha se kërkesa e tyre ishte që gjatë leximit të dytë të buxhetit për vitin 2021 – që është në rend dite më vonë gjatë së martës – deputetët të kenë si prioritet gjatë vendimeve të tyre sektorin e shëndetësisë.

Ndryshe, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në fundjavë se Kosova, më 7 dhjetor, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19. Ai deri më tani nuk ka konfirmuar nëse Kosova po zhvillon negociata me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinës së tyre.

COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra.

Ky program, sipas një hulumtimi të Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi./ REL

Etiketa: covid-19kosovevaksinevjosa osmani


Ju sugjerojmë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
Kronikë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

2 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

2 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
Kryesore

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

2 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Para
Deti/ Rama: Ose jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek…

Deti/ Rama: Ose jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek...

Më shumë gazetarë të vrarë qëllimisht në 2020

Më shumë gazetarë të vrarë qëllimisht në 2020

Ndryshime në qeveri/ Xhaçka zëvendëson Cakajn, rikthehet Niko Peleshi

Ndryshime në qeveri/ Xhaçka zëvendëson Cakajn, rikthehet Niko Peleshi
















TE FUNDIT

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
2 Dhjetor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas italian, banues në Torino, i cili akuzohet se tentoi të vidhte dy automjete ndërsa në...

Lexo më shumë

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
2 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një postim në “X”, theksoi se nuk ka rast të dytë në botë “ku një prokuror...

Lexo më shumë

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Parlamentit që të shtyjë Gjykatën Kushtetuese për të zhvilluar seancë të...

Lexo më shumë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
2 Dhjetor, 2025

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com