Kryesore

Kosovë/Numërohen më shumë se gjysma e fletëve të votimit, cilat janë rezultatet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:52 - 17/10/21 |
Opi Nion

Ndërsa në Kosovë janë duke u numëruar ende fletët e votimit, duket se rezultati do të jetë i qartë në 19 komuna, ndërsa në një pjesë të mirë të vendit, parashikohet balotazh.

Nga rezultatet e deritashme të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Deçani, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Peja, Skënderaj, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Mitrovicë e Veriut do ta zgjidhin çështjen e kryetarit qysh sot, sikurse bën me dije gazeta Express, që vë në dukje se  Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton në asnjërën prej tyre. Sipas këtyre rezultateve që tregojnë komunat ku s’pritet të ketë balotazh, PDK-ja prin nga partitë shqiptare. Ajo është e para në Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Skënderaj, Kaçanik e Han të Elezit.

LDK-ja, ndërkaq, sipas këtyre rezultateve, do të fitojë pa balotazh në Pejë e Lipjan, ndërsa AAK-ja në Deçan e Suharekë.

Në 9 komunat e tjera me shumicë serbe ku do të ketë fitore pa balotazh, triumfuar të gjithë kandidatët për kryetarë nga Lista Serbe.

Pas