Kryesore

Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 13/06/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19 pas testimit të 2 117 tamponëve. Në 24 orët e fundit vetëm një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës./Opinion.al

Pas