Kryesore

Kosovë/ Një rast i dyshuar me Linë e Majmunëve, gjurmohen kontaktet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 04/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se një pacient dyshohet se është i infektuar me Linë e Majmunëve.

Pacienti është hospitalizuar mbrëmë pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe momentalisht është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

“Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Bëhet e ditur se pacienti rreth 70 vjeçar nga komuna e Dragashit është i izoluar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informacion të ri, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile” thuhet mes tjerash në njoftim.

Pas