Ethet e minjëve janë shfaqur së fundmi në Kosovë. Një vajzë 8-vjeçare ndodhet nën kujdes mjekësor, në Klinikën Infektive në QKUK, pasi është infektuar me këtë sëmundje. Infektologu Arben Vishaj ka deklaruar se gjendja e pacientit është e rëndë.
“Gjendja e fëmijës është e rëndë”, është shprehur ai.
“Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”.
Vishaj është shprehur se ky është rasti i tretë i personave të prekur nga këto ethe.
Çfarë duhet të dini për këtë ethet e minjve?
Sëmundja e etheve të minjve është virus i cili përhapet nga ushqimi i cili është prekur nga brejtësit e kontaminuar.
Njerëzit zakonisht infektohen me këto baktere pas kontaktit me brejtësit që mbajnë bakteret.
Nëse virusi nuk diagnostikohet mëherët dhe nuk merr trajtimin e duhur, ai mund të shkaktojë sëmundje të rënda e po ashtu edhe vdekje.
Simptomat dhe shenjat e infektimit me ethet e minjve përfshijnë: Ethe, të vjedha, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje ose ënjtje të kyçeve, skuqje e simptoma tjera.