Rajoni

Kosovë/ Miratohet në parim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 12/10/20 |
Opi Nion

Kuvendi i Kosova ka miratuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19. Ky projektligj është votuar në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pas gjashtë dështimesh të mëhershme.

Projektligjin nuk e kanë votuar partitë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike.

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, para votimit të projektligjit, ka thënë se “si kryetare e kuvendit në asnjë moment nuk është konsultuar, nuk është kontaktuar apo nuk është kërkuar mbështetje për këtë ligj, nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove. Me miratimin e këtij projektligji është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Një projektligj që votohet në lexim të parë, sipas procedurës së rregullt, i duhen së paku dy javë që të shqyrtohet në komisionet funksionale të kuvendit.

Nëse një projektligj futet në procedurë të përshpejtuar, atëherë duhet të kërkohet shmangie nga Rregullorja e Kuvendit me 2/3 e votave të deputetëve.

Bizneset në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.

Për këtë arsye subjektet ekonomike në Kosovë, disa herë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë këtë projektligji, pasi sipas tyre, “adresimi i dëmeve të shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID-19”.

Çka parshikon Projektligji për rimëkëmbje ekonomike?

Në Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, thuhet se “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm, që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjithashtu, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Tërheqja e këtyre mjeteve nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, “kjo zvogëlon pensionet e ardhshme”.

Më pas, mjetet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, përjashtuar kategorinë e pagave dhe shtesave.

Si dhe me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave.

Për bizneset që nuk arrijnë të bëjnë pagesën e deklaratës tatimore nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021.

Ky projektligj– nëse votohet në Kuvendin e Kosovës edhe në leximin e dytë dhe shndërrohet në ligj – do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike./ REL

Pas