Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Ministri i Drejtësisë kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

2020/11/06 at 11:20 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Ministri i Drejtësisë kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, që të pezullohet menjëherë dialogu me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.


Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi (AAK) ka thënë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, që përveç ndërprerjes së dialogut,”Gjykata Soeciale duhet qartë të sqarohet që nuk vepron me prova të konstruktuara nga eksponentët e forcave serbe të sigurisë”.

“Këto aktakuza më shumë se kanë qenë efekt juridik, po prodhojnë efekte politike me qëllim të dobësimit të pozicionit tonë ndërkombëtar, përballë së cilave nuk duhet të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë Selimi.

Por, ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve.

“Besoj se ministri i Drejtësisë e ka të qartë më shumë se të gjithë këtë çështje. Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë. Më lejoni të ju them qartë: në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe”, ka thënë Hoti.

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Kryeministri Hoti, tha se këto aktakuza e kanë vënë edhe njëherë shtetin e Kosovës në sprovë.

“Duke uruar që puna e institucioneve të drejtësisë të udhëhiqet vetëm nga profesionalizmi, ne besojmë se mbarimi i këtij procesi do të ri-dëshmojë se lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e pastër”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti nuk e ka komentuar kërkesën për pezullimin e dialogut me Serbinë, të cilin ai e udhëheq në emër të Kosovës.

Gjatë këtij viti, dialogu ka rifilluar, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.

Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje ku do të përfshihet njohja e ndërsjellë./ REL



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Para
Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

Vrasje dhe trafikim droge, OFL i dërgon formularin katër të dënuarve

Emri/ Gruaja qëllon me sqepar bashkëshortin në Kurbin

Emri/ Gruaja qëllon me sqepar bashkëshortin në Kurbin

Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

Verifikimi i 2 kryebashkiakëve, PD letër kryeprokurorit: Po pengohet...
















TE FUNDIT

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
21 Dhjetor, 2025

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
21 Dhjetor, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Dhjetor, 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni...

Lexo më shumë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com