Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, mbeten në fuqi masat kundër COVID-19

2020/09/05 at 1:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19 në Kosovë, 6 viktima dhe 213 raste të reja

Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me COVID-19, ka bërë të ditur se edhe përkundër një rënie të lehtë të numrit të rasteve me koronavirus, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 do të mbesin në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ende mbesin sfida serioze sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe veprimtari të tjera, por duke qenë që jemi në një fazë delikate në prag të fillimit të vitit shkollor dhe neve na duhet të ulim edhe më tej lakoren e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, konsideroj se së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi”, tha Zemaj.

Në Kosovë është e ndaluar puna e lokaleve të gastronomisë nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Po ashtu, gjatë kësaj kohe është e ndaluar edhe lëvizja e qytetarëve.

Në Kosovë mbesin të ndaluara të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare, private, si dhe grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe e të tjera.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, të datës 28 korrik, qytetarët obligohen të mbajnë maska, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën personale.

Në aspektin e fuqizimit të kapaciteteve, ministri Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë, është duke analizuar edhe skenarët mbi ecurinë e pandemisë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës për një rritje të mundshme të numrit të personave të infektuar dhe personave të hospitalizuar me COVID-19, gjatë një vale eventuale gjatë muajve në vazhdim.

“Pas konsultimeve edhe me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror për shkak të disa problemeve ligjore, jemi në rrugë të mirë që objektin e tanishëm në ndërtim të Klinikës Emergjente, ta shfrytëzojmë për nevojat e trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID-19”, tha Zemaj.

Numri total i të infektuarve në Kosovë është 13,910. Prej tyre, 551 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 10,300 janë shëruar. Aktive mbeten edhe 3,059 raste./REL

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

10 Korrik, 2025 12:29 pm
(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije
Rajoni

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije

10 Korrik, 2025 12:20 pm
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

10 Korrik, 2025 12:16 pm
“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
Aktualitet

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi

10 Korrik, 2025 12:13 pm
Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

10 Korrik, 2025 12:03 pm
Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët
Aktualitet

Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

10 Korrik, 2025 12:00 pm
Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë
Aktualitet

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

10 Korrik, 2025 11:43 am
Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë
Aktualitet

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë

10 Korrik, 2025 11:39 am
Vlora, destinacion i preferuar për turistët
Aktualitet

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”/DHAT për problematikat e sezonit turistik

10 Korrik, 2025 11:27 am
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit/ Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan

10 Korrik, 2025 11:24 am
Para
Qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari

Drogë në formë çokollate/Pas italianit, pranga edhe 36-vjeçarit nga Kavaja

Turqia njofton stërvitje ushtarake në brigjet e Qipros

Turqia njofton stërvitje ushtarake në brigjet e Qipros

Vaksina ndaj COVID-19, Australia nis testimin e dy modeleve

Më pak se 10 euro, laboratori Sanofi tregon çmimim e vaksinës së tij

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
10 Korrik, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi, pranë zonës së banuar tek nënstacioni elektrik i...

Lexo më shumë

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije
10 Korrik, 2025

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më...

Lexo më shumë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë
10 Korrik, 2025

Policia e Velipojës ka vënë në pranga një 20- vjeçar, pasi shiste doza kokaine dhe kanabisi. Ai u kap në...

Lexo më shumë

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
10 Korrik, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka depozituar kërkesën për konfiskimin e një sërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com