Rajoni

Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, 2 të vdekur dhe 2 fëmijë të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 29/07/22 |
Opi Nion

Një automjet është përplasur me një autobus në Kosovë dhe si pasojë dy persona kanë vdekur dhe dy fëmijë janë plagosur.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Viktimat e këtij aksidenti janë një burrë dhe një grua, të identifikuar si M.S.,35 vjeçe dhe Sh.S., 36-vjeç.

Ndërsa, dy fëmijët e lënduar janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia./Opinion.al

Pas