Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

2025/08/19 at 6:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00.


Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Megjithatë, shanset për sukses duket se janë të pakta.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis.

Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale.

Sërish Haxhiu

Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, konfirmon deputeti i partisë, Arbër Rexhaj, për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse brenda tri herësh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht që ne do ta diskutojmë veprimin e ardhshëm brenda grupit parlamentar”, thotë ai.

Rexhaj kujton se kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, ka premtuar se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shpreh shqetësim për kufizimin që ajo ka vendosur: një kandidat për kryetar Kuvendi mund të propozohet vetëm tri herë.

Sipas Rexhajt, ky vendim e zhvendos fuqinë e propozimit: nëse LVV-ja nuk arrin ta zgjedhë kryetarin brenda afatit 30-ditor, e drejta për propozim i kalon partisë tjetër.

Ai paralajmëron se kjo mund të “deformojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet e fundit votuan LVV-në me 42.2% të votave”.

Cilat janë qëndrimet e partive opozitare në legjislaturën e kaluar?

Të pandryshuara.

Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se nuk do të votojnë për Haxhiun.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra shpjegon se PDK-ja qëndron pranë qëndrimit të saj për të mos mbështetur asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Janë mbi 40 deputetë [të LVV-së] që kanë mundësi t’i hapin rrugë zhbllokimit. Gjithashtu, AAK-ja i ka propozuar dy emra [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi nga LVV-ja] dhe ato do t’i merrnin votat e deputetëve”, thotë Deliu-Kodra, duke shtuar se kompromisi pritet tani nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet gjithashtu kundër çdo kandidati të LVV-së për kryetar të Kuvendit.

Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, thotë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim, siç i obligon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por se vota e tyre do të jetë kundër kandidatit të LVV-së.

“Bashkëpunimi, në rastin tonë, duhet të nënkuptojë marrëveshje politike. Nëse nuk arrihet një koncensus i gjerë për një proces, për emrin e përveçëm, atëherë bashkëpunimi shtrihet në marrëveshje politike. Kjo i takon partisë së parë [LVV-së]”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta mbështesë Haxhiun.

Deputetja Time Kadrijaj shpjegon se pas tri propozimeve të Haxhiut, çdo votë nga AAK-ja do të varet nga kandidati tjetër që LVV-ja mund të propozojë.

“Nëse jepet ndonjë nga emrat që i kemi sugjeruar [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi] ose nëse është dikush që vërtet e meriton votën, atëherë do ta votojmë. Përndryshe, do të jetë qëndrimi i njëjtë”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon deputetët të marrin pjesë në votim, por thekson se secili prej tyre ka të drejtë të votojë sipas bindjeve të veta.

Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi për marrëveshje politike ndërmjet AAK-së dhe LVV-së si kusht për votimin e kandidatëve të propozuar.

Çka nëse nuk respektohet afati prej 30 ditësh?

Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, tha më 18 gusht për Radion Evropa e Lirë se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë brenda afatit të parashikuar, krijohet një situatë kushtetuese që kërkon qartësim institucional.

Ngjashëm, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se nëse afati 30-ditor nuk përfillet, Gjykata Kushtetuese ka për obligim t’i sqarojë pasojat ligjore.

Ato, thotë ai, mund të përfshijnë marrjen e mandateve të deputetëve të tanishëm dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e partive parlamentare.

Ai nuk e përjashton as mundësinë që, si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë dhe të sqarojë mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.

Bugqaku thotë se përgjegjësia kryesore fillimisht bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, që duhet të tentojë të arrijë kompromis me partitë e tjera për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar që merr së paku 61 vota.

Në rast se emri i Haxhiut nuk arrin të marrë shumicën e nevojshme dhe LVV-ja propozon një kandidat tjetër, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët, thotë ai.

“Gjykata po kërkon një lloj përgjegjësie të dyfishtë dhe një lloj balancimi të dyfishtë të kosntituimit të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh, duke theksuar se është detyrim i të gjithë deputetëve që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se shqetësimet e LVV-së se e drejta për propozim mund t’i kalojë një partie të dytë, janë të bazuara.

“Kjo e drejtë mund të ndryshojë vetëm në një situatë – nëse grupi më i madh parlamentar e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryetar Kuvendi, si një mundësi për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Bugaqku, duke theksuar se edhe partitë e tjera duhet të jenë të kujdesshme, pasi refuzimi i kandidaturave pa arsye, i bën përgjegjëse për mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses.

“Moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese është ekuivalent me moszbatimin e Kushtetutës”, pohon edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një deklaratë të lëshuar më 19 gusht, Presidenca e Kosovës tha se konstituimi sa më i shpejtë i organit ligjvënës “është urgjencë shtetërore”./REL



Ju sugjerojmë

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Para
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s
















TE FUNDIT

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
1 Tetor, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë nga qelia e burgut pas shkarkimit nga...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
1 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
1 Tetor, 2025

Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për...

Lexo më shumë

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
1 Tetor, 2025

Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com