Të katër liderët e partive parlamentare shqiptare kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për dalje nga ngërçi politik.
Në hyrje janë parë kryetarët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Partisë Demokratike Memli Krasniqi, Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Kujtojmë sot se për herë të 16-të, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Ngërçi sërish mbeti te votimi për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. 55 vota ishin pro, një kundër dhe nuk pati abstenime. Seanca e radhës do të jetë 17 maj në orën 10:30.