Rajoni

Kosovë/ Kryeministria: Nuk ka shtyrje të takimit në Shtëpinë e Bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 21/08/20 |
Al Do

Disa media në Kosovë sot raportuan se sipas burimeve të tyre, takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë do të shtyhej.

Xhavit Beqiri, këshilltari i kryeministrit Avdullah Hotit, ka thënë për Klan Kosova se nuk kanë ndonjë informacion që ky takim do të shtyhet.

“Nuk jemi në dijeni për shtyrje të takimit. Po të kishim ndonjë informacion të tillë do e bënim publike”, ka thënë Beqiri.

Në takim pritet të marrin pjesë krerët shtetëror të Kosovës dhe Serbisë ku do të bisedojnë për dialogun.

Në fillim takimi ishte parashikuar të mbahej më 27 qershor por u anulua për shkak se liderët politikë në Kosovë nuk mund të merrnin pjesë pasi Prokuroria Speciale e Hagës ngriti aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./ Opinion.al

Pas