Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Krimet e luftës dhe mosndëshkimi i tyre

2021/04/05 at 7:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Krimet e luftës dhe mosndëshkimi i tyre

Me pesë prill të vitit 1999, në fshatin Rrezallë, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe ekzekutuan 40 shqiptarë brenda një dite.


Një pjesë e trupave u gjetën pas luftës në një varrezë masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, ndërsa për një pjesë të tyre ende nuk dihet asgjë, edhe sot kur janë mbushur 22 vjet nga kjo ngjarje.

“Unë jam Shaban Nezir Veliu nga fshati Rrezallë. Për pesë prill mund të them që është ditë e rëndë për fshatin tonë. Qysh herët në mëngjes forcat serbe paramilitare kanë ardhur këtu në fshat dhe i kanë grumbulluar të gjithë bashkëfshatarët e i kanë sjellë në shtëpinë e Hasan Dërgutit, i kan mbajtur tërë ditën. Para mbrëmjes i kanë ndarë burrat prej grave dhe pas një ore që kanë ecur gratë nga vendi ku i kanë tubuar ditën, i kanë dëgjuar krismat”, thotë familjari Nezir Veliu, babai i të cilit u vra në këtë ngjarje dhe vazhdon të jetë në mesin e perosnave që llogariten të zhdukur edhe sot e kësaj dite.

 “Vështirë është ta përshkruaj se çfarë jete është, veç ai që e ka përjetuar në shpirtin e tij se çfarë do të thotë ta kesh këtë jetë. Gjithmonë me brengë se ku është, sa here kemi dëgjuar që ka gjetje ne jemi interesuar por ende nuk ka asgjë. Vështirë është”, thotë ai.

Në këtë fshat, 98 shqiptarë u vranë gjatë luftës nga forcat serbe. Shabani thotë se përveç mungesës së babait, familjen e tij e mundon edhe mosvënia e drejtësisë në vend për krimet e luftës.

“Thirrje o tash o kurrë, është momenti i fundit, dëshmitarët po vdesin dhe më nuk do të ketë kush t’i rrëfej këto ngjarje. Ne që nuk kemi qenë në vend të ngjarjes, mund të tregojmë se si na kanë treguar ata që kanë qenë aty, por ndryshe është të kesh dëshmitarë të gjallë të një ngjarjeje”, thotë Shabani.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha të hënën nga Rrezalla se nuk mund të ketë paqe derisa Serbia nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë viteve 1998-‘99, nga forcat shtetërore, ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë. Prej Batajnicës deri në Kizhevak, po ashtu Rudnicë e Rashkë, ka varreza të cilat i fsheh e ky është krim i dyfishtë”, tha ai.

Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, i tha Zërit të Amerikës se deri tash 67 persona janë dënuar për krime lufte.

“Ne konsiderojmë se është bërë shumë pak, për vet faktin se kemi një numër kaq të vogël të të dënuarve me vendim të formës së prerë, qoftë nga gjykatat vendore, ndërkombëtare por edhe në Serbi apo shtete tjera ku ka pasur gjykime për krimet që kanë ndodhur”, thotë ajo.

Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi, pohon se ka dokumente që dëshmojnë se ish shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër, të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, si dhe për fshehjen e trupave në një varrezë masive në rajonin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore.

Fondi thotë se ka dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ishte Lubisha Dikoviç, i cili shërbeu ndërkaq si shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe deri në vjeshtën e vitit 2018. Pohimet janë hedhur poshtë nga zyrtarët serbë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditën që morri detyrën, tha se qeveria e tij do të ushtrojë padi për krime lufte kundër shtetit serb.

Marigona Shabiu thotë se qeveria në fakt duhet të përqendrohet në rritjen e mundësive të sistemit gjyqësor e prokurorial për t’i trajtuar krimet e luftës.

“Në departamentin e krimeve të luftës së Prokurorisë së Posaçme kemi vetëm katër prokurorë të cilët merren me krime të luftës. Pra është një numër shumë i vogël derisa kemi mbi 900 lëndë që janë trashëguar nga EULEX-i e të cilat lidhen me krime lufte”, thotë ajo.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe 22 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë ende mbetet i panjohur fati i mbi një mijë e 640 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare./ VOA

Etiketa: kosovekrime lufte


Ju sugjerojmë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Para
COVID-19/ Ulet numri i viktimave në Itali

COVID-19/ Ulet numri i viktimave në Itali

Vrasja e “Kumbarit”/U qëllua mbi 120 herë, autorët e pritën poshtë banesës

Publikohet videoja, si u ekzekutua Bardhok Pllanaj

Koronavirusi/ Britania nga 12 prilli lehtëson masat kufizuese

Koronavirusi/ Britania nga 12 prilli lehtëson masat kufizuese
















TE FUNDIT

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com