Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ KQZ-ja numëron votat e të gjitha vendvotimeve, kryeson Lëvizja Vetëvendosje 

2025/02/20 at 11:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ KQZ-ja numëron votat e të gjitha vendvotimeve, kryeson Lëvizja Vetëvendosje 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet. Megjithatë, në rezultatin e publikuar nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora. 

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet, ka dalë e para me 40.80 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe 4.61 për qind të votave. 

Partitë tjera kanë fituar përqindje më të vogël të votave. Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë numërohen ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin. 

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri më 19 Shkurt janë numëruar 92.73 për qind e votave për kandidatët për deputetë, apo 2.340 qendra votimi nga gjithsej 2.533 të tilla. 

“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në shtatë komuna tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”, është thënë në njoftimin e KQZ-së. 

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar. Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend. 

Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku. Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë./REL 

Ju sugjerojmë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
Para
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 

U kap me kokainë dhe me steka cigaresh pa pullë fiskale, arrestohet 26-vjeçari në Krujë 

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 

Plagosi kushëririn e kryetarit të Bashkisë Kukës, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk shkova për ta vrarë, por… 

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh”

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh”

TE FUNDIT

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
10 Maj, 2025

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com