Rajoni

Kosovë: Kërcënohet Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë të LDK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 18/01/23 |
Opi Nion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar. Në një përgjigje për Klankosova.tv, policia thotë se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha se veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi.

Më herët në media u raportua se ka një plan për atentat ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie/Klankosova.tv

Pas