Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit, katër persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetë, ndërsa janë regjistruar 80 raste të reja me COVID-19.
Shifrat e fundit të të infektuarve vijnë pas testimit të 566 mostrave. Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.
Që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus. Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.