Rajoni

Kosovë, ish-ministri dënohet me 2 vite burg për ngacmim seksual


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 20/05/21 |
Opi Nion

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Numan Baliq, është dënuar me dy vjet heqje lirie, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual.

Megjithatë atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Në vendimin e shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, ish- ministrit i ndalohet edhe ushtrimi i profesionit të mjekut në periudhë prej dy vjeçare.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, Baliq kishte thënë se nuk ndihet fajtor për veprën që është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Baliq akuzohet në cilësi të profesionistit shëndetësor ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, dhe i ka kërkuar që ta prekë atë pa pëlqimin e saj, ndërkohë që viktima atë natë ka qenë duke e shoqëruar foshnjën gjashtëmuajshe, të hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

Lajmi për vendimin ndaj Baliqit vjen pak ditë pasi mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas