Rajoni

Kosovë, hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 18/05/20 |
Opi Nion

Sot në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në këtë fazë parashihet të rihapen berberët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë etj. Qytetarët do të kenë mundësi që të dalin dy herë në ditë, nga dy orë, varësisht nga numri i fundit në letërnjoftim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 985 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, nga të cilët 736 janë shëruar.

Pas