Janë hequr të gjitha barrikadat në Bërnjak, në veri të Kosovës, pas tensioneve që u ngjallën ditën e djeshme për shkak të marrëveshjes së reciprocitetit që nuk pranohet nga Serbia. Siç duket në këto video të siguruara prej saj, kjo është situata në Brnjak.
Atje janë hequr barrikadat ndërsa të pranishme janë edhe forcat e KFOR. Mësohet se rrugët aty janë zhbllokuar pas orës 14:00.
Ndërkohë e qetë është situata edhe në Jarinjë, pasi që pas orës 12:00 edhe aty janë hequr barrikadat.
Situata u qetësua pas vendimit të kryetarit të Listës Serbe, i cili u ka thënë qytetarëve serbë se duhet që të tërhiqen.
Ndërkohë, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve. Serbët lokalë nisën që të largonin barrikadat pas zotimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë.