Policia e Kosovës njofton se sot është arritur të identifikohet një person i dyshuar, i cili me datë 29 Maj 2023 në Leposaviq kishte sulmuar gazetarët e disa mediave.
Pas sigurimit të dëshmive, ai është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore.
Bëhet e ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.