Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

2025/04/10 at 6:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

Fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë qeverinë pa një koalicion me partitë shqiptare. Ky subjekt nuk e ka mbështetjen e plotë të partive joshumicë, por edhe sikur ta kishte, kjo nuk do të mjaftonte për ta formuar ekzekutivin.


Këtë fakt e ka pranuar të martën nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, që tha se formimi i qeverisë së re s’mund të bëhet pa përfshirjen e partive shqiptare në një koalicion qeverisës.

Sipas tij, aktualisht ekzistojnë dy skenarë: votimi i një qeverie të re deri në zgjedhjen e presidentit të ri – prill 2026 – apo votimi i një ekzekutivi afatgjatë.

Për të dy skenarët kërkohen 61 vota të deputetëve.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma Socialdemokrate ka tetë deputetë.

Kurti e ftoi për bisedime LDK-në e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, por oferta u refuzua. Gjatë fushatës, Kurti nuk i ka kursyer fjalët për këtë parti dhe si duket LDK-ja këtë gjë nuk e ka harruar. Po ashtu, LVV-ja kishte thënë se preferon një qeveri vetëm me pakicat joserbe.

A u vonua LVV-ja me konsultimet për ekzekutivin e ri?

Politologu Dritëro Arifi vlerëson se LVV-ja ka “humbur kohë”, pasi është dashur t’i fillojë bisedimet me partitë e tjera parlamentare për formimin e qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Nga këndvështrimi im, është dashur që më 10 shkurt të fillojnë negociatat me partitë parlamentare, që të shohin se në cilat pikat pajtohen nga aspekti programor. Por, LVV-ja ka bërë të kundërtën”, thotë ai.

Ai beson se nevojitet “një koalicion më i madh shqiptar”, për ta krijuar “një momentum të mirë për t’i bërë ballë edhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin, por edhe reformave që janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarit”.

Emir Abrashi nga organizata joqeveritare Demokracia Plus thekson se një qeveri e re mund të formohet me mbështetjen e komuniteteve pakicë joserbe, vetëm nëse edhe Nisma e Fatmir Limajt bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.

Bashkëpunimi me partitë shqiptare, “i domosdoshëm”

Për dallim nga partitë e tjera shqiptare – që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë – Limaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti. As PDK s’ka vija të kuqe, por është shprehur se preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

Megjithatë, Abrashi thekson se një qeveri e tillë nuk do të ishte e qëndrueshme dhe do të përballej me vështirësi në miratimin e ligjeve në Kuvend.

“Pyetja e parë e madhe me të cilën do të përballej ajo do të ishte zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm,” thotë ai, duke kujtuar se për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota të deputetëve – në dy rundet e para, e më pas kërkohen vetëm 61.

“Mbështetja e njërës prej partive më të mëdha opozitare do të jetë e domosdoshme, përndryshe do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Megjithatë, retorika e Kurtit në të kaluarën lë pak hapësirë për marrëveshje”, thekson Abrashi.

Komunitetet joshumicë

Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 ulëse, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet e tjera.

As të 10 votat e komuniteteve joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, Kurti s’i ka të sigurta, edhe pse shumica kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.

E nëntë votat që i ka Lista Serbe, as që merren në konsideratë. Kjo parti, që nga themelimi i saj më 2013, ka qenë pjesë e të secilës qeveri, pasi ka fituar gjithmonë të gjitha ulëset e rezervuara për serbët.

Kësaj radhe ekziston bazë ligjore që Lista Serbe të përjashtohet nga qeveria, pasi një deputet e ka fituar Partia serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Abrashi vlerëson se Lista Serbe nuk do të luajë rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re dhe si arsye përmend përfshirjen e drejtpërdrejtë të ish-nënkryetarit të saj, Millan Radoiçiq, në sulmin e armatosur në Banjskë.

Ai shton se Lista Serbe nuk është partnere e besueshme, sepse prej më shumë se dy vjetësh i bojkoton institucionet e Kosovës.

“Është imperativ që komuniteti serb të gjejë një mënyrë për përfaqësim më të shëndetshëm në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të shmanget një skenar ku ndonjë parti e madhe politike në Kosovë mendon se nuk është e mundur asnjë lloj bashkëpunimi me përfaqësuesit e tyre”, thekson ai.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, një post ministri në Qeverinë është i rezervuar për komunitetin serb dhe një tjetër për komunitetet tjera joserbe. Nëse ekzekutivi më shumë se 12 ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Zgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare. Nëse emërohet dikush jashtë partive parlamentare, atëherë kërkohet miratimi nga shumica e deputetëve nga komuniteti që i përket ministri.

Nëse LVV-ja s’arrin t’i sigurojë 61 vota, atëherë është në dorën e presidentes Vjosa Osmani që të mandatojë partinë që e siguron se i ka votat për ekzekutivin. PDK-ja ka thënë se është e gatshme për këtë përgjegjësi, nëse i vjen radha. Por, edhe nëse mandatari i dytë dështon, atëherë kosovarët sërish do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Por, para zgjedhjes së Qeverisë, fillimisht le të presim zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës./REL



Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

“SHBA e paparashikueshme”, BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë

"SHBA e paparashikueshme", BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja

Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com