Vijojnë të jenë të larta shifrat e COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se në 24 orët e fundit janë kyer 1.827 testime prej të cilave 764 kanë rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 viktima nga COVID-19 duke e çuar numrin e tyre total në 975.
Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 teste të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543. / Opinion.al