Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 645 raste të reja me Covid-19 nga 1,542 teste të kryera.
Gjithashtu, raportohet se 12 qytetarë kanë humbur jetën.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).