Policia e Kosovës bën të ditur se janë lënduar deri më tani katër policë si dhe janë arrestuar 13 persona.
Përmes një njoftimi për shtyp, thuhet se si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve të lënduar deri më tani ka arritur në katër.
Ndërkohë që janë arrestuar trembëdhjetë protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.