Kryesore

Kosovë/ 38 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 03/01/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,711 mostrave. Po në këtë hark kohor nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.

Sipas njoftimit, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 540.

Ndërsa sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 330 doza të vaksinës. Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 783,180 persona./Opinion.al

Pas