Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 49 raste të reja.
Aktualisht në Kosovë numri i viktimave në total është 638 dhe 15,938 persona të infektuar në total. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 92 persona kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive janë edhe 1,157.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se dy pacientë janë në respiratorë, 13 tjerë janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 99 të tjerë janë në oksigjenoterapi./ Opinion.al