Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/3 pika kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara për kamionët e autobusët

2023/06/20 at 2:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/3 pika kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara për kamionët e autobusët

Pikëkalimi kufitar në Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë, vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërkaq përmes tij mund të kalojnë veturat private. Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ndërkaq ajo e Bërnjakut është krejtësisht e bllokuar për hyrje dhe dalje.


Zyrtarët policorë në Merdare i thanë Radios Evropa e Lirë se pavarësisht se rruga mbetet e bllokuar, veturat private mund të kalojnë, por qytetarët po shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare me Serbinë.

Qarkullimi i veturave është orientuar tashmë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, në afërsi të Kamenicës.

Autoritetet në Kosovë bënë të ditur mbrëmjen e 19 qershorit se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet në Jarinjë dhe Merdare.

Në Merdare nuk ka kolona as të veturave private e as të kamionëve e mjeteve të tjera transportuese.

Autobusët dhe kamionët nuk kanë kaluar nëpër këtë pikëkalim që nga orët e para të mëngjesit të 20 qershorit.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë parë disa vetura private me targa të Serbisë duke hyrë në Kosovë, përmes Merdares. Shoferët e këtyre veturave, me të cilët bisedoi REL-i, thanë se në territorin e Serbisë bllokadat janë shkaktuar nga qytetarët dhe vendosja e kamionëve në rrugë. Megjithatë, sipas shoferëve, ata po lejojnë që veturat me targa serbe, të kalojnë.

Po ashtu, në Merdare janë parë edhe disa vetura me targa RKS- Republika e Kosovës – duke shkuar drejt territorit të Serbisë.

Dragan Millosheviq, një nga pjesëmarrësit në bllokadën afër Merdarës, i tha Radios Evropa e Lirë se që atëherë pjesëmarrësit në bllokadë nuk i kanë lejuar kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës të vazhdojnë të lëvizin në të dy drejtimet.

“Mbrëmë, pesë kamionë tërheqës kanë ardhur nga drejtimi i Kosovës dhe janë kthyer pas disa orësh pritje. Nuk na kanë munguar as pesë autobusë, kështu që edhe ata janë kthyer në Kosovë. Kamionët dhe autobusët e Kosovës që vijnë nga drejtimi i Nishit po kthehen mbrapa dhe po shkojnë në vendkalimin në Konçul afër Bujanocit, i cili është i hapur për qarkullim”, tha Millosheviq.

“Në këtë mënyrë kemi dashur t’i përgjigjemi ndalimit të Prishtinës për hyrjen e kamionëve serbë me mallra nga Serbia për të hyrë në Kosovë. Nuk është normale që kamionët e tyre të kalojnë pa pengesa nëpër rrugët e Serbisë dhe të shkojnë për të marrë mallra në Hungari dhe Kroaci, dhe kamionët tanë nuk mund të kalojnë Jarinje, Bërnjak dhe Merdare”, u shpreh Millosheviq dhe shtoi se bllokada është organizuar edhe për t’i mbështetur serbët në veri të Kosovës.

Sipas deklaratave të tij, në bllokadë marrin pjesë rreth 100 persona dhe kalojnë vetëm veturat e pasagjerëve dhe autoambulancat.

Ai tha se deri më tani nuk ka pasur incidente dhe se protesta është duke vazhduar në mënyrë krejtësisht paqësore, me prani të policisë, e cila rregullon qarkullimin.

E bllokuar është edhe rruga magjistrale Mitrovica – Rashkë.

Siç tha për Radion Evropa e Lirë, një shofer i kamionit nga Novi Pazari, i cili deshi të mbetej anonim, ai dhe dy kolegë të tjerë nga e njëjta kompani iu bashkuan protestës me qëllim që, siç tha ai, të ndikojnë tek autoritetet në Prishtinë për të hapur kufirin në Jarinje.

Ai tha se bllokada po ecën pa probleme dhe se nuk lejohen të kalojnë vetëm kamionët që vijnë nga Kosova, ndërsa veturat dhe autobusët kalojnë pa pengesa.

Bllokadat në kufi janë shkaktuar për shkak të protestave që janë mbajtur në territorin serb. Në zonat kufitare, në pjesën e Serbisë, kanë mbetur të bllokuar edhe kamionë që po transportonin mallra për në Kosovë.

Institucionet serbe deri më tani nuk kanë komentuar për këto bllokada në territorin e Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë më 14 qershor, duke mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovës.

Ky vendim u mor pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në pikëkalimet e tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë – pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta, ndërkaq nuk ka fare pritje për të dalë nga territori i Kosovës.

Bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Serbinë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët./REL



Ju sugjerojmë

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
Aktualitet

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

3 Korrik, 2025 10:46 am
Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë
Sport

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

3 Korrik, 2025 10:42 am
Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..
Aktualitet

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

3 Korrik, 2025 10:34 am
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

3 Korrik, 2025 10:22 am
Aksident me makinë, humb jetën futbollisti i Liverpool
Sport

Aksident me makinë, humb jetën futbollisti i Liverpool

3 Korrik, 2025 10:21 am
Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
Aktualitet

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

3 Korrik, 2025 10:03 am
Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
Bota

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

3 Korrik, 2025 9:58 am
Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
Bota

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

3 Korrik, 2025 9:44 am
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Bota

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

3 Korrik, 2025 9:16 am
Para
Flet djali i Belerit: Burgosje e padrejtë, Greqia të parandalojë planet e Shqipërisë

Kërkoi zbutje të masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Opinion/Një video e re lidh seksin me korrupsionin tek Gjici! (19 Qershor 2023)

Opinion/Një video e re lidh seksin me korrupsionin tek Gjici! (19 Qershor 2023)

Mungesa e Bardhit në Këshillin Kombëtar, Açka: S’kemi luksin që të largohet asnjë anëtar

Mungesa e Bardhit në Këshillin Kombëtar, Açka: S’kemi luksin që të largohet asnjë anëtar
















TE FUNDIT

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
3 Korrik, 2025

Deputeti Bujar Leskaj i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke i thënë se nuk i ka shërbyer mbarëvajtjes...

Lexo më shumë

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë
3 Korrik, 2025

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez...

Lexo më shumë

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..
3 Korrik, 2025

Seanca e fundit plenare ka nisur me debate. Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit  i mbylli mikrofonin deputetes demokrate, Zheni Gjergji,...

Lexo më shumë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë
3 Korrik, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. "Kemi marrë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com