Rajoni

Kosovë/ 250 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 03/08/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.  Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 250 raste të reja dhe 7 viktima nga koronavirusi.

Rezultatet e të infektuarve, janë bazuar në 454 testime që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.  Që nga muaji mars, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 256, ndërsa i të infektuarve 9.049.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shëruar edhe 126 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4.989, kurse numri i rasteve aktive është 3.804./ Opinion.al

Pas