Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona nga COVID-19.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë shënuar 71 raste të reja me koronavirus nga 3.377 teste të kryera.
Nga COVID-19 janë shëruar edhe 173 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.061. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.914, i viktimave në 2.225./ Opinion.al