Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Studeçan të Suharekës, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit.
Një 19-vjeçar ka humbur jetën, pasi iu shkrep një armë zjarri, e cila i përkiste babait të tij që ishte polic por ne kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ishte në detyrë.
Ndërkohë autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se djali ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rrethanat e së cilës janë ende të paqarta.
Lidhur me rastin njoftohet se autoritetet po vazhdojnë hetimet për ta zbardhur detaje të reja. Në ketë rast deri më tani, vdekja është cilësuar e dyshimtë në raportin e policisë.