Vijon të jetë serioze situata e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 279 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 12.464.
Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi../Opinion.al