Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.098 raste pozitive me Covid 19, nga 12.564 testime të kryera.
Fatkeqësisht numri i viktimave ka qenë i lartë, pasi kanë humbur jetën 16 qytetarë.
Sot janë shëruar 604 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 111.400.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 25.407./Opinion.al