Rajoni

Kosovë, 16 viktima dhe 196 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 06/08/20 |
el ida

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve dhe të viktimave me koronavirus.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 196 raste të reja nga 475 testime.

Autoritetet njoftuan po ashtu se nga pandemia kanë humbur jetën edhe 16 persona duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 300.

Lajmi i mirë është se 134 pacientë e kanë mposhtur Covidin.

Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 9.688 persona. Prej tyre 5.480 persona janë shëruar, ndërkaq 3.908 raste mbeten aktive./Opinion.al

Pas