Kryesore

Kosovë, 130 raste të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 20/10/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja me COVID-19, nga 818 teste të kryera.

Sipas Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike në Kosovë në harkun kohor të 24 orëve ka humbur jetën një person, ndërsa për 71 pacientë janë shëruar.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 17,139, i viktimave në 657 dhe i të shëruarve në 14,787.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Aktualisht, aktive janë 1,695 raste./ Opinion.al

Pas