Kosova ka shënuar 707 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të autoriteteve, këto rezultate kanë dalë nga 1,831 testime të kryera.
I lartë vijon të mbetet edhe numri i viktimave. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes së pacientëve me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 34.295 dhe 914 viktima që prej fillimit të pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338. / Opinion.al