Autoritetet në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2.074 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se po gjatë 24 orëve është regjistruar një viktimë si pasojë e Covid-19.
Gjithashtu janë shëruar 146 pacientë ndërsa Kosova numëron 1.198 raste aktive.
Autoritetet shëndetësore po ashtu bëjnë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit, kundër koronavirusit janë vaksinuar 1.647 persona.
Që prej fundit të marsit, kur nisi fushata e vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë janë vaksinuar 80.126 persona./ Opinion.al