Kosovës të mërkurën i janë shtuar 773 raste të reja me koronavirus, pas bërjes së 1,519 testeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 777 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al