Kosova ka shënuar 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se nga 589 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 43 raste.
Në total, numri i rasteve të konfirmuar me Covid-19 në Kosovë është 15,663 , prej të cilave 1,359 aktive, ndërsa numri total i viktimave është 625.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 123 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,677./ Opinion.al