Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova: Rusia është përpjekur që ta pengojë marrëveshjen me Serbinë

2021/02/28 at 12:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova: Rusia është përpjekur që ta pengojë marrëveshjen me Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thotë se Rusia gjithmonë është përpjekur që ta pengojë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, andaj vlerëson se deklaratat e fundit nga Moska zyrtare kundër Kosovës nuk “janë për t’u habitur”.


Ky reagim i MPJD-së vjen pasi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 26 shkurt në Tëitter se “çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturin normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të vendosur një afat kohor arbitrar është shkatërrues”.

“Është e rëndësishme që të koordinohet një plan i zbatueshëm, i cili po ashtu do të pranohej nga publiku”, ka deklaruar Zahkharova, në deklaratën e postuar në faqen e MPJ-së ruse në Tëitter, deklaratë e cila është shoqëruar me një fotografi ku shkruan “Kosova është Serbi”.

MPJD thotë se Rusia, me veprime të ndryshme ka tentuar ta prish paqen në rajon dhe të imponojë ndikimin rus.

“Ndërtimi i një baze ‘humanitare’ në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsorizuar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të OKB-së në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar ‘fake neës’ në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Kosova, sipas MPJD-së, ka konsensus të gjerë sa i përket përkushtimit për dialogun me Serbinë dhe sipas këtij institucioni ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.

Pas një pauze 20-mujore, dialogu rinisi korrikun e vitit të kaluar. Raundi i fundit i bisedimeve në nivel të lartë politikë është mbajtur shtatorin e kaluar. BE-ja ka thënë se nuk do të ketë raunde të reja të bisedimeve, derisa në Prishtinë të konstituohen institucionet e reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit./ REL

Etiketa: dialogukosoverusiserbi


Ju sugjerojmë

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Para
Covid-19 në Shqipëri, shkurti me bilanc tragjik

Covid-19 në Shqipëri, shkurti me bilanc tragjik

Kokainë dhe armë, arrestohen dy persona në Korçë

Kokainë dhe armë, arrestohen dy persona në Korçë

PAA akuza Gjonajt: Shpërndan leje legalizmi në këmbim të votës

PAA akuza Gjonajt: Shpërndan leje legalizmi në këmbim të votës
















TE FUNDIT

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com