Kosova ka konfirmuar në 24 orët e fundit 32 viktima nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu edhe për 1.612 raste pozitive. Mësohet se rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.
Me këto shifra rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.