Rajoni

Kosova regjistron vetëm 9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 27/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar së në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 9 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kosovare bëjnë me dije se në ditën e fundit janë kryer 1 591 testime, nga të cilat vetëm 9 prej tyre rezultuan pozitivë.

Në 24 orët janë shëruar 10 pacientë, ndërsa vijojnë të jenë aktiv me koronavirus edhe 334 persona të tjerë.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orë janë administruar 1 898 doza vaksinë.

Që prej fundit të marsit janë administruar 1,614,212 doza, nga të cilat 761,003 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe  853,209 të tjerë me një dozë.

Në Kosovë kanë të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç./Opinion.al

Pas