Rajoni

Kosova regjistron 914 raste me koronavirus dhe 10 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 28/03/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 914 raste të reja me koronavirus, nga 4.733 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Po në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 10 humbje jete. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).

Bëhet me dije se numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga të cilët  1.830 persona kanë humbur jertën.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602  ndërsa numri i rasteve aktive është 13.726./Opinion.al

Pas