Është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit raportojnë se janë regjistruar 730 raste të reja me koronavirus pas ekzaminimit të 3.317 testeve.
Po në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima si pasojë e COVID-19. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që nga COVID janë shëruar dhe 512 persona, ndërsa 10.530 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 76.110 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.688 kanë humbur jetën./Opinion.al