Kryesore

Kosova regjistron 587 raste me koronavirus dhe 6 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 08/03/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 587 raste me koronavirus, pas ekzaminimit të 2.813 testeve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë regjistruar gjithashtu edhe 6 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).”,  thuhet në njoftim.

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 persona, ndërsa 9.782 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Që nga fillimi i pandemisë autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 73.635 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.655 kanë vdekur./Opinion.al

Pas