Kryesore

Kosova regjistron 548 raste me koronavirus dhe 9 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 07/03/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 548 raste me koronavirus, pas ekzaminimit të 4.193 testeve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë regjistruar gjithashtu edhe 9 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”,  thuhet në njoftim.

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 300 persona, ndërsa 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Që nga fillimi I pandemisë autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 73.048 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.649 kanë vdekur./Opinion.al

 

Pas