Kryesore

Kosova regjistron 529 raste të reja dhe 12 viktima nga koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 11/04/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 529 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 4.413 teste të kryera.  Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 12 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në  97.996 nga të cilët 1.988 persona kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në orët e fundit janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944./ Opinion.al

Pas