Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 372 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2.856 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të premten janë regjistruar 6 viktima si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
Sipas autoriteteve shëndetësore, nga virusi COVID-19, janë shëruar 333 persona, ndërsa raste aktive janë 7.041.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore janë regjistruar 63.805 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 1.540 pacientë kanë ndërruar jetë./Opinion.al