Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 290 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2.062 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 4 viktima si pasojë e COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Sipas autoriteteve shëndetësore, nga virusi COVID-19, janë shëruar 336 persona, ndërsa raste aktive janë 6.991.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore janë regjistruar 64.095 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 1.544 pacientë kanë ndërruar jetë./Opinion.al